
Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 11 viktima si pasojë e Covid-19.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut i infektuan 61 persona.
Janë shëruar 440 pacientë, duke çuar në 82.121 numrin e të shëruarve në total.
Nga fillimi i pandemisë në vend kanë humbur jetën 2.866 persona.
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venki Filipçe ka thënë se procesi i vaksinimit do realizohet në tri faza.
Të parët do të jenë punonjësit shëndetësorë, më pas personat mbi moshën 65-vjeçare dhe në fazë të tretë janë personat e moshës së mesme.