
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën 13 viktima si pasojë e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 793 testime dhe prej tyre 72 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 2 739.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi të mërkurën se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 023 duke e çuar në total e të shëruarve në 74 800.
Rastet aktive janë 11 924.