Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 15 viktima si pasojë e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bëri me dije se janë kryer 1 906 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavoirus 356 persona.
Autoritet shëndetësore në këtë vend njoftuan se në 24 orët e fundit janë shëruar 587 persona.
Deri tani në vend janë prekur nga koronavirusi 89 817 persona dhe prej tyre 75 387 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni kanë nderuar jetë 2 754 të infektuar.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 11 676.