
Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 22 viktima me COVID-19 dhe 129 të infektuar.
Ky bilanc paraqet shifrën më të ulët në katër muajt e fundit në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një numër rekord të të shëruarve.
Sipas të dhëave, janë shëruar 1.122 persona ose gati dhjetë herë më shumë se numri i të infektuarve.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 591 persona të testuar.
Në Shkup janë regjistruar vetëm 3 viktima. Në Prilep janë shënuar 9, 2 në Strugë ndërsa nga 1 në tetë qytete tjera.
Në Maqedoninë e Veriut, që nga muaji mars, me COVID-19 janë infektuar me Covid-19 78.434 persona.
Kanë humbur jetën në total 2.314 persona dhe 55.155 janë.