![tamponi covid epidemia open Maqedonia e Veriut regjistron 22 viktima dhe 872 të infektuar](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/07/tamponi-covid-epidemia_open.jpg)
Maqedonia e Veriut regjistroi të martën 872 infektime të reja dhe 22 viktima.
Këto janë shufrat më të larta në tre muajt e fundit, bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik në Shkup.
Shkupi ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve, 459 infektime.
412 persona janë shëruar dhe janë kryer 3 394 testime.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00.