Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 29 viktima nga Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut njoftoi se u kryen 3978 testime prej të cilave 1402 persona rezultuan pozitivë. Shkupi mbetet vatra më e nxehtë me 603 infeksione.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut raportohen mbi 131 mijë raste me koronavirus, 3810 prej të cilëve kanë humbur jetën.