
Maqedonia e Veriut regjistroi të dielën shtatë viktima nga Covid-19.
175 persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë u testuan 1 733 persona.
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venki Filipçe tha se procesi i vaksinimit do realizohet në tri faza.
Të parët do të jenë punonjësit shëndetësorë, më pas personat mbi moshën 65-vjeçare dhe në fazë të tretë janë personat e moshës së mesme.