Maqedonia e Veriut regjistroi të shtunën një rekord të ri sa i takon pacientëve me Covid të shëruar në 24 orë: 2,116 persona.
Po ashtu, në 24 orët e fundit u shënuan 14 viktima dhe 361 të infektuar të rinj.
Në Institutin e Shëndetit Publik janë kryer 2.176 testime, ku 16,5 për qind e tyre kanë rezultuar pozitiv.
Numër i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Veles, Kavadarc dhe Koçan.
Në total, që prej fillimit të pandemisë në Maqedoni kanë humbur jetën 2.696 persona, janë shëruar 71,592 të tjerë dhe janë ende të infektuar 14,461.