
Maqedonia e Veriut njoftoi të hënën shtimin e kufizimeve të cilat do të zgjasin për dy javë.
Prej së martës, do të mbyllen të gjitha baret dhe restorantet.
Vendimi i qeverisë erdhi pas shifrave të larta të të infektuarve dhe viktimave në vend.
Ora policore do të jetë në 20:00 ndërkohë që më herët ishte në 22:00.
Qeveria njoftoi se do të mbyllen palestrat, sallat e sportit, bastet, e vendet e destinuara për konferenca dhe trajnime.
Personat që duan të shëtisin kafshët shtëpiake mund të lëvizin deri në 100 metra larg shtëpisë, nga ora 22:00-23:00.
Maqedonia e Veriut po ecën më ritme të ngadalta me fushatën e vaksinimit. Ajo ka marrë doza dhuratë nga Serbia të vaksinës Sputnik V dhe po vaksinon grupet më të rrezikuara.
Që prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 3 940 viktima.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut ka pasur mbi 134 mijë persona të infektuar ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 21 630.