
Maqedonia e Veriut synon vaksinimin e popullatës në masën 60-70%. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce tha se qytetarët nuk duhet t’i trëmben vaksinës, pasi ajo shihet si mundësia e vetme për të rikthyer normalitetin.
Ministri tha se Maqedonia e Veriut është pjesë e sistemit COVAX, si dhe po bashkëpunon me ofertues të tjerë në BE për të lidhur kontrata direkte me kompanitë.
Ai theksoi se vaksinimi i popullsisë në masën 60-70% do të jetë i mjaftueshëm për të arritur imunitetin e turmës.