
Udhëtarët nga Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi do të mund të futen në Maqedoninë e Veriut vetëm nëse kanë një test të 3 ditëve të fundit që vërteton se ata nuk janë të infektuar me koronavirus.
Vendimi u mor nga qeveria maqedonase pas rritjes së numrit të të infektuarve në rajonin e Ballkanit javët e fundit.