Mark Marku nis punën si drejtues politik i PD-së Lezhë

Nga Exit News
Mark Marku nis punën si drejtues politik i PD-së Lezhë

Partia Demokratike prezantoi të shtunën drejtuesin politik në Lezhë, Mark Marku para strukturave.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, gjatë prezantimit, tha se zgjedhjet e 25 prillit janë një betejë e rëndësishme jo për partitë politike, por për të ardhmen e vendit:

“Nuk është betejë mes PD dhe PS, por betejë mes Shqipërisë dhe një njeriu që po i merr frymën vendit.”

Ndërsa Mark Marku premtoi se do të punojë në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë për të siguruar fitoren e opozitës në zgjedhje.

Mark Marku është profesor në Fakultetin e Gazetarisë. Ai ka qenë më herët deputet i PD.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>