Drejtuesi politik i PD në Lezhë, Mark Marku ka treguar të hënën se vendimi që ai të merrte këtë rol ka qenë i partisë.
Në një intervistë për ABC ai tha se ka qenë edhe vendimi i qytetarëve që ai të drejtojë Lezhën.
Marku u shpreh se kishte kohë që nuk ishte i angazhuar në këtë rang në politikë.
Por sipas tij është gjendja në të cilën ndodhet vendi që e ka bërë të angazhohet sërish.
Ai i është përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama për një video që ky i fundit postoi në Instagram për Mark Markun.
Ai u shpreh se askush nuk është shenjtorë dhe shtoi:
“Edi Rama e bën këtë objekt, ai që u ka nxjerrë gjuhën njerëzve në studio, që shfaqet në momente të ndryshme të krizave të rënda dhe bën gjeste të patolerueshme, ai në kuvend bën gjeste të patolerueshme”.