Maroku dhe Hungaria mohojnë përgjimin e gazetarëve dhe politikanëve përmes Pegasus

Nga Exit News
Maroku dhe Hungaria mohojnë përgjimin e gazetarëve dhe politikanëve përmes Pegasus

Maroku dhe Hungaria kanë përgënjeshtruar akuzat për përdorim të programit të spiunimit Pegasus, të prodhuar nga kompania izraelite NSO, për të përgjuar telefonat e politikanëve, ndëkombëtarëve dhe gazetarëve.

Qeveria e Hungarisë u shpreh se qeveria nuk ka asnjë dijeni për këto të dhëna. Ministri i Jashtëm u shpreh se institucionet e inteligjencës nuk kanë dijeni për përdorimin e këtij programi.

Sipas hetimit të kryer nga disa media ndërkombëtarë Hungaria ka përdorur këtë program për përgjimin e gazetarëve investigues, disa avokatë dhe kryebashkiakun e opozitës.

Pegasus është një program i cili përgjon përmes ndezjes automatike të kamerës së telefonit. Ai merr cdo informaciondhe të dhënë të telefonit, duke e kthyer atë në një mjet përgjimi.

Ai mund të instalohet pa nevojën e një gënjeshtre apo mashtrimi të personit të targetuar. Si dhe nuk ka nevojë të shkarkohet në telefon. Kompanai prodhuese mohoi shitjen e programit tek vendet e huaja me qëllim përgjimin e gazetarëve dhe politikanëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>