Pak ditë pasi Presidenti Meta refuzoi t’i japë plotfuqinë Ministrit Bushati, ky i fundit ka bërë publike emrat e grupit negociator me Greqinë për marrëveshjen e detit.
Ekipi do të ketë dy bashkëkryetarë: Armand Skapin nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe Gjeneral Major Ylber Dogjanin, Komandanti i Flotës Detare.
Ndërsa anëtarët e tjerë janë:
– Artur Meçollari – Ministria e Mbrojtjes;
– Aida Hajna – Drejtoresha për Kufirin dhe Migracionin;
– Elira Kokona – Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë;
– Ferdi Hyraj – Instituti i Gjeografisë;
– Luan Përzhita – Instituti i Arkeologjisë;
– Lorenc Çela- Drejtoria e Institutit të Gjeohapsirës;
– Qirjako Qirko- Ambasadori i Shqipërisë në Britani,
– Viktor Doda – Drejtor i Përgjithshëm i Shërbit Gjeologjik Shqiptar;
– Ardian Bylyku – Drejtor i AKBN-së;
– Arsen Mullahi.
Ky grup, pas dhënies së autorizimit nga Presidenti Meta, do të negociojë me katër përfaqësues nga shteti grek për ndarjen e kufirit të shelfit kontinental mes Shqipërisë e Greqisë.
Përbërja nominale e grupit negociues dhe relacionet e plota që shpjegojnë se për çfarë do të diskutohet me Greqinë ishin dy kërkesat kryesore të Presidentit Meta.
Nuk dihet ende nëse Ministri Bushati i ka dorëzuar presidentit dhe dokumentet e tjera të kërkuara.