Organizatat të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë do të marshojnë sot në orën 16.00 nga Bulevardi drejt Sheshit Nënë Tereza.
Me moton “Për fëmijërinë e vjedhur” marshimi vjen pas ngjarjes së përdhunimit të 15 vjeçare nga roja i shkollës dhe tre djem dhe synon të protestojë ndaj abuzimeve seksuale ndaj të miturve e të sensibilizojë qytetarët, të reagojnë ndaj tyre.
Për këtë ngjarje është nisur dhe një peticion online për krijuar një regjistër publik me të gjithë të dënuarit për krime seksuale.