Të Mërkurën në mbrëmje, në Elbasan, një grup personash hapi zjarr me kallashnikov në një lokal. Si pasojë e të shtënave të armëve kanë mbetur të vrarë tre persona dhe janë plagosur tetë të tjerë.
Gjashtë personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Policia ka ngritur postoblloqe në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.