Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orarit të lejimit të muzikës deri në orën 23:00 të mbrëmjes, ndërsa ora policore dhe masat e tjera anti-COVID do të mbeten të pandryshuara.
Masat që do të vijojnë të mbeten në fuqi janë:
- Qarkullimi i qytetarëve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve kufizohet nga ora 24.00 – 06:00
- lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP
- lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
Sa i përket situatë epidemiologjike dy javët e fundit, Drejtoresha e ISHP, Albana Fico njoftoi se infektueshmëria është 5 për 100 mijë banorë.
Numri i rasteve aktive është rritur në 156 krahasuar me 137 dy javë më parë.
Personat e infektuar me COVID-19 të shtruar në spital janë mbi 65 vjeç dhe asnjë prej tyre nuk është vaksinuar tha Prof. Dhimitër Kraja.