Masat anti-COVID nuk ndryshojnë, lejohet një orë më shumë muzika në lokale

Nga Exit News
Masat anti-COVID nuk ndryshojnë, lejohet një orë më shumë muzika në lokale

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orarit të lejimit të muzikës deri në orën 23:00 të mbrëmjes, ndërsa ora policore dhe masat e tjera anti-COVID do të mbeten të pandryshuara.

Masat që do të vijojnë të mbeten në fuqi janë:

  • Qarkullimi i qytetarëve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve kufizohet nga ora 24.00 – 06:00
  • lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP
  • lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Sa i përket situatë epidemiologjike dy javët e fundit, Drejtoresha e ISHP, Albana Fico njoftoi se infektueshmëria është 5 për 100 mijë banorë.

Numri i rasteve aktive është rritur në 156 krahasuar me 137 dy javë më parë.

Personat e infektuar me COVID-19 të shtruar në spital janë mbi 65 vjeç dhe asnjë prej tyre nuk është vaksinuar tha Prof. Dhimitër Kraja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>