Maturantët japin sot provimin e matematikës

Maturantët japin sot provimin e matematikës

Rreth 34 mijë maturantë i nënshtrohen të premten provimit të tretë të Maturës Shtetërore, në lëndën e Matematikës.

Ai pason provimin e Gjuhës së Huaj të zhvilluar në 3 qershor dhe provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në datën 7 qershor.

Provimet do të kenë pyetje me alternativa dhe me zhvillim, nuk do të përmbajë temat e zhvilluara gjatë mësimit ‘online’.

Provimet e maturës fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Provimi ka 60 pikë maksimale, prej të cilave 20 janë nga pyetjet me alternativa.

Për të kaluar nxënësit duhet të marrin minimumi 15 pikë.

Gjatë zhvillimit të provimit nxënësit dhe mësuesit duhet të vendosin maska si masë kundër përhapjes së COVID-19. Ndalohet marrja e celularit në ambientet e zhvillimit të provimit.

Pyetjet me alternativa do të korrigjohen në mënyrë elektronike ndërsa ato me zhvillim nga mësuesit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>