
Besimtarët e krishterë kremtojnë në mesnatë Krishtlindjet, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin e tyre fetar.
Festimet këtë radhë do të zhvillohen në mënyrë të pazakontë dhe jo sipas traditës, për shkak të masave për parandalimin e pandemisë.
Mesha katolike e Krishtlindjeve, që zakonisht mbahet në mesnatë, është zhvilluar sot në orën 18:00, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Në rrethe është zbatuar i njejti orar gjithashtu, për shkak të masave të reja anti-COVID që kufizojnë qarkullimin pas orës 20:30.
Mesha në Tiranë u drejtua nga imzot Xhorxh Frendo, ndërsa besimtarët pjesëmarrës ishin të pasjisur me maska, një pamje e rrallë në festën e Krishtlindjeve.