Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhanë një deklaratë të përbashkët për median, në përfundim të mbjedhjes së dy qeverive.
Duke folur për marrëveshjet e nënshkruara gjatë mbledhjes, ata thanë se bashkëpunimi mes dy vendeve do të forcohet më shumë në të ardhmen.
Qeveritë e dy vendeve nënshkruan shtatë marrëveshje bashkëpunimi kryesisht për marrëdhëniet doganore e kufitare, si dhe për reformën e administratës publike.