
Në vend ka mbërritur 25 mijë doza të vaksinës Sputnik V. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan:
“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK”
Ai shkruan se objektivi i qeverisë është të vaksinojë gjysëm milioni njerëz brenda muajit maj.
“Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”
Gjithsej në vend janë vaksinuar 353,491 persona mbi 60 vjeç.