10 vjeçari Kristi Maze, i cili ka nevojë për transplant mëlçie, u nis sot për kurim në Itali. Fushata për mbledhjen e fondeve, nisur nga Televizioni News 24, ka arritur të sigurojë rreth 70 mijë euro, shuma e garancisë për operacionin.
Kjo shuma është mbledhur falë dhurimeve të qytetarëve dhe bizneseve në bankën Credins dhe në kutitë e vendosura nëpër qytet. Iniciativa u mbështet dhe nga zyrat e OKB-së në Shqipëri e organizata të ndryshme jofitimprurëse.
Ndërkohë, qeveria nuk ka marrë asnjë vendim për financimin e shpenzimeve të ndërhyrjes, me justifikimin se 10-vjeçari nuk është futur në asnjë listë pritjeje të spitaleve.
Familja e Kristi Mazes falenderoi publikisht të gjithë ata që kontribuan financiarisht, si dhe familjen shqiptare që do t’i strehojë në Bergamo të Italisë.