Mbetet në fuqi ora policore e shkolla online deri më 7 prill

Nga Exit News
Mbetet në fuqi ora policore e shkolla online deri më 7 prill

Nuk ka ndryshim të masave kufizuese të vendosura nga qeveria për ndalimin e përhapjes së Covid19, në vend, edhe për dy javë, deri në 7 prill.

Komiteti Teknik vendosi zgjatjet e afatit të masave edhe për dy javë të tjera. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Kapisyzi theksoi edhe njëherë vazhdimin e orës policiore nga ora 20:00 deri në orën 06:00 dhe vazhdimin e shkollës online.

Ndërsa, Albana Fico, drejtoreshë e Institutit Publik të Shëndetit dhe Skender Brataj, drejto i Urgjencës kombëtare bënë një raport të situatës së Covid19 në vend, për tre muajt e parë të 2021-it.

Fico u shpreh se numrat e të infektuarve të rinj, të të shtruarve në spitale dhe të vdekjeve janë në rënie.

Brataj tregoi se duke nisur nga data 5 mars, ka pasur rreth 1500 thirrje, duke u ulur në krahasim me muajt e mëparshëm. Ndërsa numri i vizitave të Urgjencës në banesë, sipas Brataj ka rënën nën 100. Mbi 5000 persona janë trajtuar në banesë nga urgjenca kombëtare, gjatë 3 -mujorit të parë të 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>