Mbetjet e qarkut të Tiranës dhe të Durrësit do të depozitohen në landfillin e Sharrës. Kosto e depozitimit të mbetjeve nuk është bërë publike nga asnjëra prej bashkive.
Bashkia Kavajës vendosi të hënën të depozitojë mbetjet në landfillin e Sharrës. Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë, Ledio Hysa në një intervistë për Report Tv konfirmoi arritjen e marrëveshjes me inceneratorin. Ai nuk tregoi se sa do t’i kushtojë Bashkisë Tiranë depozitimi i mbetjeve në inceneratorin e Tiranës.
Hysa u shpreh vetëm se Këshilli Bashkiak i ka bërë një shkresë Ministrisë së Financave ku kërkon fonde ndihmë dhe është në pritje të përgjigjes së saj.
Bashkia Durrës vendosi më 10 qershor depozitimin për 15 vitet e ardhshme të mbetjeve në landfillin e Sharrës, me një kosto prej 50 milionë eurosh, sipas deklarimeve të mediave.
Si u mbuluan qytetet me mbetje?
Qytetet e Durrësit dhe të Kavajës u mbuluan nga mbetjet në muajin e fundit.
Kjo situatë u krijua pasi:
Bashkia Durrës nuk pranoi të depozitojë mbetjet në Sharrë, me tarifën e vendosur nga koncesionari.
Bashkia Kavajë nuk kishte një marëveshje me landfillin e Sharrës.
Dyshime për mbulimin e qyteteve me mbetje për të favorizuar landfillin e Sharrës:
Sipas Besar Likmetës, në një intervistë për Euronews, kjo situatë u krijua sepse:
“Bashkia Durrës është lënë një vit nën presionin e mbetjeve dhe nën kërcënimin se mund të shkojë në një emergjencë mjedisore. Ka një presion nga qeveria qendrore dhe direkt nga kryeministri Edi Rama që mbetjet të depozitohen në Landfillin e Sharrës”.
Gazetari i BIRN thekson se kjo zgjidhje e ofruar nga qeveria “krijon kosto për Bashkinë Durrës për të cilat ata nuk kanë kapacitet financiare” pasi tarifa për depozitim është rreth 40 euro për një ton mbetje për një periudhë 20-vjeçare.
Njësoj dhe PD e akuzoi qeverinë për krijimin e një skeme për dërgimin e mbetjeve në landfillimin e Sharrës me çmimi 40 euro për ton, 3 herë më shumë se tarifa e inceneratorit 29 euro për ton.