Mbi 1 milionë viktima me Covid-19 në botë

Nga Exit News
Mbi 1 milionë viktima me Covid-19 në botë

Më shumë se një milionë pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në gjithë botën.

Të dielën, në 27 shtator, numri i viktimave me Covid kaloi në 1 000 202.

Ndërkohë numri it ë infektuave në gjithë botën ka shkuar në 33,1 milionë banorë.

Në vend të parë për numrin e të infektuarve dhe viktimave renditet Amerika, me 7,3 milionë të infektuar dhe rreth 209 mijë viktima.

Në vend të dytë renditet India me 6 milionë të infektuar dhe 95 mijë viktima.

Ndërsa në vend të tretë është Brazili me 4,7 milionë të infektuar dhe 141 mijë viktima.

Mes 10 vendeve të para, vetëm Spanja është vend europian me 735 mijë të infektuar dhe mbi 31 mijë viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>