Më shumë se 10 300 njerëz me Covid-19 kanë vdekur në New York City.
Numri i viktimave u rrit ndjeshëm 24 orët e fundit pasi Departamenti i Shëndetit të qytetit vendosi të përfshijë si viktima me koronavirus mbi 3.770 persona që vdiqën në shtëpitë e tyre, pa pasur mundësi të shkojnë në spital.
Sipas të dhënave zyrtare nga 11 marsi deri në 13 prill, numri i viktimave është 10367, ku 6489 janë persona që pas testimeve në spitale rezultuan me Covid-19, ndërsa 3,778 janë viktima të tjera që nuk u testuan kurrë, por në çertifikatat e vdekjes së tyre do të shënohet si shkaku i vdekjes si ‘COVID-19 ose një virus ekuivalent’.
“Ky virus me trishtim po prek çdo cep të qytetit tonë,” tha sekretari për shtyp i kryebashkiakut Bill de Blasio.
Në total në SHBA, deri më 15 prill, numri i të infektuarve ka arritur në rreth 614 mijë, mes të cilëve 26 mijë kanë humbur jetën.
Një e treta e të infektuarve, rreth 202 mijë janë në New York.