Mbi 100 milionë euro kontrata politike për kompanitë nën hetimin e SPAK për uniformat

Nga Exit News
Mbi 100 milionë euro kontrata politike për kompanitë nën hetimin e SPAK për uniformat

Dy kompanitë në qendër të hetimeve të SPAK për tenderin e uniformave të policisë, Marsi&Al dhe D&E janë kompani me pronarë të ndryshëm në letër, por më punonjës dhe adresa të njejta.

Kjo vërtetohet nga dokumentat e dorëzuara prej tyre në Qendrën Kombëtare të Regjistrit të Kompanive. Me shumë gjasa, përfituesit e tyre janë të njejtët persona.

Këto dy kompani kanë patur monopolin e furnizimeve me veshëmbathje për dekadën e fundit, pavarësisht ndërrimit të qeverive.

Të dyja bashkë kanë marrë të paktën 105 milionë euro kontrata kryesisht nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe Minsitria e Brendëshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë etj.

Të dhënat e Open Data Albania dëshmojnë mbi 80 milionë euro janë paguar, ndërsa kontrata e fundit që po hetohet nga SPAK, me vlerë rreth 23 milionë euro, sapo ka filluar të lëvrohet.

Kompania D&E shpk ka fituar pothuajse 62 milionë euro tendera tendera për furnizimin me uniforma pune në institucionet shtetërore, gjatë 10 viteve të fundit. Kompania Marsi&Al ka fituar për të njejtën periudhë rreth 43 milionë euro.

Në rreth 90 për qind të tenderave këto kompani paraqiten së bashku, por si kompani të veçanta, me oferta të veçanta, duke krijuar kështu konkurencë fallco.

Sipas analizës së Open Data Albania dhe raportimeve në media shumica e tenderave të fiturara nga këro kompani kanë patur probleme, përfshi kontrata pa garë, apo skualifikim ë konkruentëve nga gara etj.

Tenderin e parë D&E shpk e ka fituar në 11 Prill 2011 me Brigadën Logjistike të Vaqarrit në Tiranë (Reparti Nr. 4001) për furnzimim me veshmbathje. Kontrata me vlerë 8 milionë lekë (rreth 63 mijë euro) u lidh me prokurim të drejtpërdrejtë, pa negocim paraprak, pra pa konkurim. Kompania ka siguruar një sërë kontratash të tjera pa konkurim për furnizimin e reparteve të tjera ushtarake, përfshi repartet nr. 1204 dhe nr. 4300.

Në vitin 2013, ajo ka fituar tenderin prej 14 milionë eurosh, për furnizimin me uniforma të ushtrisë.  Një tender i sulmuar nga opozita e atëhershme socialiste;

Në vitin 2015, kompania Mars&Al fiton tenderin për uniformat e policisë me vlerë 960 mijë euro, por kontrata u anullua më pas nga Ministria e Brendëshme për mos plotësim të kushteve të saj;

Në vitin 2017, kompania fiton tenderin për uniformat e urgjencës mjekësore, me vlerë mbi 38 milionë lekë;

Në vitin 2018, fiton tenderin për veshjet e OST, me vlerë mbi 46 milionë lekë; dhe tenderin për uniformen verore për Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me tre kompani të tjera, me vlerë mbi 164 milionë lekë;

Në vitin 2019, fitoi tenderin për uniformat e urgjencës mjekësore, me vlerë mbi 57 milionë lekë; tenderin për uniforma për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me vlerë mbi 88 milionë lekë.

Kontrata më e madhe e furnizimit me veshmbathje në historinë e vendit është ajo e fituar nga D&E për furnizmimin për katër vjet me uniforma verore dhe dimërore të Policisë së Shtetit, me vlerë rreth 23 milionë euro.

Tenderi u organizua nga Agjensia e Blerjeve të Përqendruara, pranë Ministrisë së Brendshme. Ai u zhvillua në vitin 2019, por shpallja e fituesit u zgjat rreth një vit për shkak të ankesave të kompanive pjesmarrëse.

Por, kjo kontatë ngjalli debate të mëdha në publik për shkak të çmimeve të larta me të cilën u blenë unfimormat.

Në gusht 2020, grupi parlamentar ‘Demokrat’ i drejtuar nga Myslym Murrizi paditi në SPAK zyrtarët e ministrisë së Brendshme, si dhe dy ministrat Xhaçka dhe Llelshaj për korrupsion me këtë tender.

Hetimet disa mujore të SPAK çuan ën arresitmin e të gjithë anëtarëcve të tenderit në fjalë. Është e paqartë, nëse SPAK po heton edhe tenderat e tjerë të fituara nga këto dy kompani të cilët janë pjesë e padisë së grupit parlamentar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>