Mbi 12 milionë raste me koronavirus në botë

Nga Exit News
Mbi 12 milionë raste me koronavirus në botë

Numri i të infektuarve me koronavirus në botë ka kaluar 12 milionë, raporton Reuters.

Ndërkohë, mbi gjysëm milioni njerëz kanë vdekur nga Covid-19 brenda 7 muajsh.

Rasti i parë me koronavirus u raportua në Kinë ne fillim te Janarit dhe u deshën 149 ditë që numri i të infektuarve të arrinte 6 milionë. Në më pak se një të tretën e kësaj periudhe – vetëm 39 ditë – numri i të infektuarve është dyfishuar duke arritur 12 milionë.

Vdekja e parë nga Covid-19 u shënua në Wuhan të Kinës më 10 Janar. Gjashtë muaj më vonë, virusi ka shkaktuar mbi 546,000 vdekje.

Të dhënat e Reuters tregojnë se virusi po përhapet më shpejt në Amerikën Latine. Kontinenti Amerikan, kryesisht ShBA dhe Brazili, ka më shumë se gjysmën e gjithë rasteve të infektuara në botë, dhe pothuajse gjysmën e viktimave. Ndërsa India, vendi i tretë me numrin më të lartë të të infektuarve, shënon më shumë se 20,000 raste të infektuara në ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>