Mbi 20 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar me të paktën një dozë kundër COVID-19

Nga Exit News
Mbi 20 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar me të paktën një dozë kundër COVID-19

Më shumë se 20 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, ka thënë Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock.

Ai tha se kjo ishte “një arritje madhështore për vendin” dhe “vaksina është rruga për t’ja dalë”, raporton BBC.

Qeveria britanike po synon të vaksinojë të gjithë të rriturit me të paktën një dozë deri në fund të korrikut.

Nga e hëna, gati dy milionë persona të moshës 60 deri 63 vjeç në Angli do të fillojnë të marrin letra që i ftojnë ata të rezervojnë vaksinën e tyre.

Synimi tjetër i qeverisë është që të ofrojë një dozë të parë për të gjithë personat mbi 50 vjeç deri në 15 Prill, si dhe personat e moshës 16-64 vjeç me probleme shëndetësore që i bëjnë më të rrezikuar ndaj COVID-19.

Pas kësaj, autoritetet shëndetësore do të fillojnë të vaksinojnë njerëzit sipas grupmoshave.

Nuk ka ende plane për të vaksinuar fëmijët, megjithëse janë njoftuar provat për të testuar vaksinën e Universitetit të Oksfordit tek fëmijët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>