
Anglia ka vaksinuar mbi 25 milionë persona me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 pasi 344 008 qytetarë u vaksinuan ditën e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet angleze kanë njoftuar se 344 008 vaksinime ishin me dozën e parë ndërsa 250 962 njerëz morën dozën e dytë.
Në total, 25 284 013 njerëz në Angli kanë marrë një dozë dhe 2 477 711 i kanë marrë të dyja.
Kjo do të thotë se rreth 45% e popullsisë së Anglisë është vaksinuar me një dozë kundër COVID-19.