Mbi 300 000 qytetarë në Shqipëri i kanë kryer të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes Facebook, se deri tani janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin.
Dy ditë më parë në Shqipëri mbërritën 40, 800 vaksina Astra Zeneca.
Në vend që prej fillimit te pandemisë kanë ardhur mbi 800 mijë vaksina të ndryshme, si Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe SputnikV.