
Të paktën 50 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një tren që trasportonte gati 500 veta u rrëzua dhe doli nga shinat në një tunel në Tajvan.
Treni me tetë vagona thuhet se goditi një automjet ndërtimi që kishte rrëshqitur në shina, raporton BBC.
Ekipet e shpëtimit kontrolluan vagonat e dëmtuara rëndë brenda tunelit për të gjetur të mbijetuarit, disa prej të cilëve thyen xhamat për t’u larguar.
Shumë njerëz kanë qënë duke qëndruar në këmbë ngase treni ishte i tejmbushur.
Treni 408 është një nga më të shpejtë të vendosur në një rrjet që zakonisht konsiderohet i sigurt. Mund të arrijë shpejtësi prej 130km/h.
Përplasja e së premtes është katastrofa hekurudhore më e keqe e Tajvanit dekadat e fundit.
Raportet e fundit nga Agjencia Kombëtare e Zjarrit thonë se nga 494 njerëz që ishin tren, mbi 50 kanë vdekur dhe 66 janë plagosur.
Disa njerëz në pjesën e pasme të trenit kanë qenë në gjendje të largohen të padëmtuar.
Shumë prej të vdekurve, të plagosurvedhe të bllokuarve ishin në katër vagonat e parë.
Nuk dihet se si mjeti më të cilin treni u përplas, kishte rrëshqitur në shina.