Mbi 5000 qytetarë ankohen pranë Avokatit të Popullit

Nga Exit News
Mbi 5000 qytetarë ankohen pranë Avokatit të Popullit

5245 qytetarë u ankuan pranë Avokatit të Popullit në vitin 2020. Sipas njoftimti të institucionit, rreth 45 %, rreth 2500 e ankesave të paraqituara janë nga qarku Tiranë.

Pas Tiranës, për numrin e ankesave renditet qarku Vlorë me 6%, e më pas Fieri e Korça me nga 5%. Gjirokastra e Lezha janë qarqet me më pak ankesa të adresuara pranë AP, përkatësisht me nga 1%.

Një numër i madh ankesash, afro 17% e totalit, janë adresuar pa pasur një qark apo vendbanim të përcaktuar.

Qytetarët ankohen pranë Avokatit të Popullit për shkeljen e të drejtave në lidhje me pronën, të drejtën e informimint, të drejtën e minoriteteve, për energjinë, mbrojtjen e territorit e shumë të të tjera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>