
Ditën e nesërme në Shqipëri pritet të mbërrijnë 11 700 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19.
Lajmin e ka dhënë ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.
Ajo gjithashtu ka njoftuar se ka përfunduar vaksinimi i punonjësve të transportit publik.
Në Shqipëri janë kryer mbi 770 mijë vaksinime që përfshijnë persona të moshës mbi 60 vjeç dhe punonjës të spitaleve, policisë, shkollave, medias, hotelerisë dhe transportit publik.