Mbi 850 mijë shqiptarëve u ka skaduar karta e identitetit

Mbi 850 mijë shqiptarëve u ka skaduar karta e identitetit

Mbi 850 mijë shqiptarëve u ka skaduar karta e identitetit ndërsa 189 mijë të tjera pritet të jenë të pavlefshme më 25 prill.

Në një shkresë që Ministria e Brendshme i ka dërguar kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thuhet se deri më 31 dhjetor të këtij viti, 873 000 shtetasve u ka skaduar karta.

Rreth 189 shtetasve i skadon dokumenti biometrik më 25 prill thuhet më tej në shkresë.

Rreth 10% e kësaj shifre, janë persona që kanë ndërruar jetë dhe një pjesë tjetër janë persona jashtë vendit.

bec b dbbbfc
bec b dbbbfc

Karta e identitetit është e domosdoshme për të votuar në zgjedhjet e 25 qershorit.

Para se të linte detyrën, Sandër Lleshaj u bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë për rinovimin e saj që të shmangin radhët që pritet të krijohen në javët e fundit të vitit.

Për të rinovuar kartën e ID-së, duhet blerë kuponi për letërnjoftimin/kartën ID, pranë Zyrës Postare, më pas rezervohet online orarin në e-Albania. Pas kësaj procederuat mbyllen në Zyrën e Aplikimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>