
Në Shqipëri janë kryer mbi 900 mijë vaksinime kundër COVID-19.
Deri tani në vend kanë mbërritur 1 067 950 vaksina antiCovid dhe rreth 84% janë përdorur.
Mbi 365 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës ndërsa rreth 170 mijë të tjerë kanë marrë një dozë.
Vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri po kryhet me vaksinat e Pfizer, AstraZeneca, SinoVac dhe Sputnik V.
Një ditë më parë ka nisur vaksinimi në masë i personave 50 – 59 vjeç pasi më parë fasha moshore ishte mbi 60 vjeç.