Mblidhen për herë të parë mostra të brendësisë së sipërfaqes së një asteroidi

Mblidhen për herë të parë mostra të brendësisë së sipërfaqes së një asteroidi

Shkencëtarët do të kenë mundësi për herë të parë të studiojnë përbërjen e brendshme të një asteroidi pasi një mision hapsionor japonez arriti të sjellë me sukses në Tokë disa mostra të tij, raporton Euronews.

Rreth një vit më parë, anija kozmike Hayabusa 2 preku asteroidin “Ryugu”, 300 kilometra larg nga Toka. Ajo e preku dy herë sipërfaqen e tij, së pari për të mbledhur mostra pluhuri dhe më pas për të marrë materialin nën sipërfaqen e asteroidit.

Për ta bërë këtë anija kozmike shpërtheu një krater në sipërfaqen e asteroidit para se të ulej në të.

Ditën e shtunë, anija kozmike nisi për në Tokë kapsulën me materialin e mbledhur. Ajo u ul me sukses në një zonë shkretinore të Wommeras, në Australinë e Jugut.

Kjo është hera e parë në historinë e studimit të hapësirës që arrihet të mblidhen mostra të brendësisë së sipërfaqes së një asteroidi, mostra të cilat mund të dëshmojnë për përbërjet minerare, rrezatimet, prejardhjen, zhvillimin dhe historinë e mundshme të vetë sistemit diellor.

Për anijen kozmike Hayabusa 2, ky nuk është fundi i misionit, që filloi në vitin 2014.

Tani ajo po shkon drejt një asteroidi të vogël të quajtur 1998KY26 në një udhëtim të planifikuar për të marrë së paku 10 vite kërkime të mundshme, duke përfshirë gjetjen e mënyrave për të parandaluar meteoritët që të godasin Tokën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>