
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta po mbahet sot, 21 maj. Sipas rendit të ditës, Komisioni do të pyesi ekspertët ligjorë të caktuar në seancën e mëparshme.
Dy ekspertët ligjorë janë Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu.
Komisioni hetimor u ngrit me kërkesën e 49 deputetëve socialistë për shkarkimin. Metës, me pretendimin e shkeljes së paanësisë politike gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.