Mblidhet Komisioni i Ligjeve për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Nga Exit News
Mblidhet Komisioni i Ligjeve për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Të premten po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku do të diskutohet hapja e listave dhe koalicione zgjedhore.

Mbledhja e Komisionit erdhi pas një ditë pasi në Këshill Politik nuk u arrit një konsensus për koalicionet.

Partia Socialiste ka paraqitur disa ndryshime në lidhje me hapjen e listave.

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se nuk është në dijeni për ndryshimet dhe theksoi se nëse PS nuk ka propozim të ri opozita do e bojkotojë mbledhjen.

Deputeti Ralf Gjoni kritikoi komisionin se nuk ka marrë parasysh propozimin e tij.

Këtu ka firmosur Grmoz Ruci dhe i ka kërkuar Gjiknurit dhe Hajdarit. Komisioni i Reformës Zgjedhore është tallur, nuk e dija që Damiani ka më shumë fuqi se Ruçi, bravo të qoftë Damian. Po talleni me deputetët e opozitës, doni të kaloni fët e fët iniciativa që shkelin Kushtetutën e Shqipërisë, ju doni që nëpërmjet psikllëkut dhe një shenje shtypëse dhe agresive, doni të fiksoni renditjen.”

Ndërkohë opozita kërkoi ndërpreje me 10 minuta të mbledhjes për të shqyrtuar draftin e propozuar nga PS.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>