Partia Demokratike do të mbledhë të shtunën Kuvendin Kombëtar për të votuar ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të tij.
Këshilli do të hapet me fjalimin e kryetarit të partisë Lulzim Basha dhe më pas do të votohen ndryshimet statutore.
Më pas fillon votimi për anëtarët e rinj të Këshillit, i cili do të zgjasë deri në orën 18:00. Ndërsa anëtarët votojnë do të mbajnë fjalime koordinatorët e drejtuesit politik të partisë.
Në Kuvend pritet të marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, por ende nuk dihet nëse do të mbajë apo jo fjalim.
Ndryshimet statutore të miratuara më parë në Kryesi janë:
Rritja e numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga 100 në 150 anëtarë, nga një listë e propozuar nga Kryetari i partisë.
Heqja e të drejtës së kryetarit të Këshillit Kombëtar për të thirrur këshillin, dhe ia ka lënë këtë të drejtë kryetarit ose kryesisë.
Heqja e përcaktimit se njëri prej nënkryetarëve “është kryetar i Grupit Parlamentar”.
Rritja e numrit të sekretarëve dhe anëtarëve të Kryesisë (përfshihen në kryesi edhe kryetari i Bordit Financiar, dhe angazhimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar në departamente).