
Kuvendi do të miratojë sot paketën e ligjeve të dakortësuara në marrëveshjen e 5 qershorit.
Në seancën e sotme Kuvendi do të shqyrtojë projekligjet e mëposhtëme:
Ndryshime në ligjin per statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të vendosur se çështjet zgjedhore duhet të përfshihen në vlerësimin e vetingut dhe karrierën për magjistratët që kanë shqyrtuar çështje të tilla.
Ndryshime në ligjin për SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm për të hetuar edhe korrupsionin zgjedhor.
Krijimi i statusit të denoncuesit të krimeve zgjedhore, i cili do të gëzojë mbrojtje ligjore.
Nga ana tjetër Kuvendi do të shqyrtojë dhe dy dekrete e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit të Metrologjisë dhe buxhetit të shtetit.
Sot do të votohet dhe kandidati për Gjykatën Kushtetuese, Altin Binaj.