Mbretëresha Elisabeta II prezanton programin e qeverisë para Parlamentit

Nga Exit News
Mbretëresha Elisabeta II prezanton programin e qeverisë para Parlamentit

Mbretëresha Elisabeta II prezantoi të martën para Parlamentit programin e qeverisë Johnson për Mbretërinë e Bashkuar.

Planet e Johnson u eklipsuan rëndshëm nga pandemia, e cila thithi pjesën më të madhe të burimeve të qeverisë.

“Prioriteti i qeverisë sime është të sigurojë një rikuperim kombëtar nga pandemia që e bën Mbretërinë e Bashkuar më të fortë, më të shëndetshme dhe më të begatë se më parë ” citohet mbretëresha nga Reuters.

Kryeminsitri shpreson se lehtësimi i situatës pandemike do ta ndihmojë të përqëndrohet në zbatimin e politikave, për të cilat u zgjodh.

“Kriza në asnjë mënyrë nuk e ka zvogëluar ambicien apo oreksin e qeverisë për ndryshim … Na është dhënë një mundësi historike për t’i ndryshuar gjërat për mirë,” deklaroi Johnson para Parlamentit.

Pas mbylljes së Brexit në fund të 2020, si një nga shtytësit kryesor për daljen e vendit nga BE, ai dëshiron të kalojë ligje që shkurtojnë burokracinë.

Plani është të ristrukturohet ndihmën shtetërore dhe rregullat e prokurimit në mënyrë që bizneset të përfitojnë fonde pa shumë vonesa.

Johnson ka akuzuar shpesh BE-në për burokracitë e tepërta në të shkuarën.

Disa reforma të tjera kanë lidhje me rritjen e qasjes së të rriturve në arsim, që të mund t’i përshtaten tregut të punës pas pandemisë.

Gjtihashtu, qeveria britanike pretendon të shkurtojë në zero efektin serë deri në vitin 2050, duke inkurajuar edhe vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Kundërshtarët e Johnson e akuzojnë atë për kronizëm dhe se duhet të heq dorë nga fjalët dhe të tregojë veten me vepra.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>