Mbretëresha Elizabeta asnjë trajtim preferencial në marrjen e vaksinës anti-Covid

Nga Exit News
Mbretëresha Elizabeta asnjë trajtim preferencial në marrjen e vaksinës anti-Covid

Mbretëresha Elizabeta dhe Princi Filip do të vaksinohen bashkë me gjithë qytetarët e tjerë të moshës së tyre, dhe nuk do të përfitojnë nga ndonjë trajtim preferencial.

Kështu kanë shkruar mediat britanike.

Mbretëresha 94 vjeç dhe prici 99 vjeç do të vaksinohen më herët se shumë të tjerë, për shkak se bëjnë pjesë në grupmoshën e rrezikuar, por jo për shkak të pozicionit.

Britani pritet të nisë së shpejti vaksinimin e popullsisë me vaksinën e Pfizerit. Ajo është vendi i parë në botë për nisjen e vaksinimit.

Në total vendi ka porositur 40 milionë doza, mjaftueshëm për vaksinuar 20 milionë persona, në një vend me 67 milionë banorë. Javën e parë do të shpërndahen 800 mijë doza.

Dozat e para kanë ardhur nga Belgjika dhe po ruhen në një vend të sigurtë jashtë vendit, ku kontrollohet cilësia, sipas reuters.

Vaksina e Pfizer duhet të ruhet në temeperaturë -70 gradë celsius dhe 5 ditë në frigorifer në temperaturë normale. Për këtë arsye ministria britanike e shëndetësisë tha se vaksina do të shpërndahet si fillim në 50 spitale.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>