Mbretëria e Bashkuar mohon të shtënat paralajmëruese nga Rusia ndaj anijes së saj

Nga Exit News
Mbretëria e Bashkuar mohon të shtënat paralajmëruese nga Rusia ndaj anijes së saj

Mbretëria e Bashkuar ka hedhur poshtë deklaratat e autoriteteve ruse se ka pasur të shtëna paralajmëruese ndaj një anijeje të saj luftarake në Detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi më herët se një destrojer britanik “HMS Defender” ishte futur në ujërat territoriale ruse pranë Krimesë. Sipas rusëve, anija nuk i ishte përgjigjur thirrjeve për t’u tërhequr dhe për këtë arsye një aeroplan ushtarak kishte kishte kryer të shtëna paralajmëruese. Pas kësaj, anija britanike ishte tërhequr.

Ky skenar është hedhur poshtë nga pala britanike. Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se “nuk ka pasur të shtëna paralajmëruese ndaj HMS Defender”.

Britanikët pretendojnë se destrojeri po lundronte në ujërat e Ukrainës dhe se rusët po kryenin stërvitje të armatosura në zonën e tyre në Detin e Zi. Për këtë stërvitje ata kishin paralajmëruar palën britanike.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se për shkak të incidentit atasheu i mbrojtjes i ambasadës britanike është thirrur në ministrinë ruse të mbrojtjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>