Mbretëria e Bashkuar në recesion për herë të parë pas 11 vitesh - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Mbretëria e Bashkuar në recesion për herë të parë pas 11 vitesh

Nga Exit News
Mbretëria e Bashkuar në recesion për herë të parë pas 11 vitesh

Mbretëria e Bashkuar po përballet për herë të parë pas 11 vjetësh me recesion, pra rritje ekonomike negative për dy periudha 3-mujore të njëpasnjëshme.

Shkaku kryesor për recesionin në MB është pandemia e koronavirusit.

Ekonomia britanike pësoi rënien e saj më të madhe në mes të prillit dhe qershorit pasi masat e bllokimit të koronavirusit ishin më të ashpra. Në këtë periudhë ekonomia u tkurr 20.4% krahasuar me tre muajt e parë të vitit.

Sektori më goditur ishte padyshim turizmi.

Jonathan Athow, statisticien për të dhënat ekonomike, tha se:

“Ekonomia filloi të rritet përsëri në qershor me rihapjen e dyqaneve, fabrikat filluan të rritnin prodhimin dhe ndërtimi nisi punën.

Përkundër kësaj, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në qershor mbetet ende 15 përqind nën nivelin e tij në shkurt, para se të goditej virusi.”

Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo është tkurrja më e madhe që është raportuar nga ndonjë ekonomi tjetër e madhe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>