Mbretëria e Bashkuar ka ngritur nivelin e mbrojtes ndaj sulmeve terroriste nga “domethënës” në “të rëndë”, raporton BBC.
Vendimi u mor pasi shefat e sigurisë kombëtare mendojnë se pavarësisht se nuk ka të dhënat, një sulm terrorist mund të ndodhë. Ata u bazuan në sulmet e njëpasnjëshme në Francë dhe në Vjenë.
Ministrja e Brendshme britanike Priti Patel tha se britanikët duhet të jenë të kujdesshëm, por jo të alarmuar. Ajo shtoi se hapa të rëndësishme janë marrë për tu mbrojtur nga kërcënimet terroriste.
Vlerësimi i nivelit të kërcënimit u krye nga Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit, pjesë e sigurimeve sekrete, e cila bënë rekomandimet e saj në mënyrë të pavarur nga qeveria.