
1 milionë kopje të botimit të fundit të gazetës kineze Apple Daily u shitën të enjten në Hong Kong. Njerëzit qëndruan në radhë për orë të tëra për të blerë kopjen e fundit të gazetës, e cila u mbyll nën presionin e qeverisë. Normalisht gazeta shiste 80 mijë kopje në ditë.
Faqe kryesore e gazetës hapet me titullin: Ne e mbështesim Apple Daily. Gjysma e faqes tregon një foto me mbështetësit e saj të cilët u mblodhën në redaksinë e gazetës, duke lënë mesazhë falenderuese për stafin.
Themeluesi dhe pronari u burgos në dhjetor, kryeredaktori u burgos javën e kaluar, dhe redaktori drejtues të mërkurën.
Ata akuzohen për bashkëpunim me të huajt në cënim të sigurisë kombëtare. Javën e kaluar policia kontrolloi zyrat e gazetës dhe qeveria bllokoi llogaritë bankare të gazetës. Në pamundësi për të paguar stafin, gazeta njoftoi se do të mbyllej dhe botimi i fundit do të dilte në media të enjten.
Botuesja e gazetës, e cila u dorëhoq nga posti pas arrestimit u shpreh se ata kishin vendosur të mbyllnin gazetën për të mbrojtur stafin nga dhuna e pushtetit.
Qeveria kineze nuk e shihte gazetën si një organizatë por si një forcë opozitare kundra saj, që po fitonte mbështetjen e qytetarëve.