Kopshti 41 në Tiranë është mbyllur përkohësisht pasi dy punonjëse kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Deri më tani, janë infektuar drejtoresha e kopshtit dhe një prej sanitareve, ndërsa vazhdon testimi i pjesës tjetër të stafit që mund të kenë pasur kontakte me të infektuarat.
Kopshti do të qendrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.